Ermal Mamaqi shfaqi këtë javë premierën e filmit të tij më të ri, ‘I love Tropoja’, ku mes shumë të ftuarve VIP ra në sy mungesa e ish-partneres së tij në filmin “Dy gisht mjaltë”, Elvana Gjata.
Mikesha për kokë e Ermalit mungoi në premirën e filmit të producentit, që romancën e tij këtë herë si aktor protagonist e ndau me këngëtaren Enca Haxhia dhe aktoren nga Tropoja, Arjola Demiri.
Të pranishmit filluan të flisnin nëse bëhej fjalë për një prishje miqësie mes Ermalit dhe Elvanës, apo kjo ishte thjesht një arsye personale e Elvanës për të mos shkelur më në Pallatin e Kongreseve, skena nga e cila iku e zhgënjyer, pasi nuk arriti dot të fitonte Festivalin e Këngës në RTSH, me këngën e saj “Me tana”.
Ermal Mamaqi, në fjalimin e tij para premierës, nuk la pa komentuar mungesën e Elvanës, duke treguar se Gjata s’kishte mundur dot të vinte, pasi ishte jashtë Shqipërisë për një koncert. Më tej ai bëri një batutë, duke iu drejtuar Elvanës në mungesë me fjalët: “Me këtë që bëre që nuk erdhe në këtë premierë, po të them që ta bëri mirë juria e Festivalit që të vuri dysh.”
Të gjithë të pranishmit në sallë qeshën, ndërsa dyshimet u shtuan kur panë se në “Instagram”-in e saj, Elvana nuk bëri asnjë postim suportues për arritjen e re të Ermalit në kinema, ashtu siç bëjnë miqtë për njëri-tjetrin. Kujtojmë që vitin e kaluar, Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi mblodhën shumë personazhe VIP në premierën e filmit të tyre “Dy gisht mjaltë”, që u shfaq në një nga kinematë e Tiranës.
Nga çifti kryeministror, Edi Rama e Linda Rama, te kryetari i bashkisë, Erion Veliaj (protagonist në film) e bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ishin të pranishmit e kësaj premiere, që u pasua me shfaqjen e filmit komik në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.
Momentet intime ishin ato më të përfolurat në filmin e ri komedi “Dy Gisht Mjaltë”, ku luanin protagonistët Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata. Vetë këngëtarja foli për këtë pjesë delikate në premierën e filmit dhe u vu re se e kishte shumë të vështirë, duke qenë se Ermalin e konsideronte si vëlla.
“Si s’më hëngri mortja që të putha ty në buzë”, i tha Elvana Ermalit, i cili në film quhej Ervin, njësoj si i fejuari i saj, Ervin Mata. Para gjithë personazheve të njohura që do të ndiqnin filmin, Elvana ndau përjetimet e puthjeve të kinemasë, që zbulonin dhe mënyrën si ajo puth në jetën reale. Nuk vonoi shumë dhe mediat publikuan disa pamje ekskluzive nga filmi “Dy gisht mjaltë”, që zbulonin stilin e puthjeve të tyre në buzë.
Në pamjet e publikuara nuk vihet re asgjë për t’u çuditur, që nënkuptonte se kishim të bënim vetëm me një puthje për show. Ndonëse rrugët e tyre i bashkoi muzika shumë vite më parë, Elvana dhe Ermali prej vitesh ruajtën një miqësi të rrallë dhe shumë të fortë. Fansat e tyre kishin nisur para premierës me pyetjet nëse do të kishte skenë puthjeje në buzë apo jo mes tyre si një çift i vërtetë.
Një pyetje e tillë iu bë dhe bashkëshortes së Ermal Mamaqit, Amarda Toska, nga fëmijët e “Në kurthin e Piter Pan”, përgjigje të cilën ajo e la evazive. Elvana Gjata u shfaq e veshur nuse në filmin me kolonën zanore krijuar nga reperi Lyrical Son. “Pa dashuri” titullohej kënga, me imazhe nga filmi ku në një prej skenave ajo shfaqej e veshur nuse./INA/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...