Reperi ASAP Rocky, i njohur edhe si partneri i Rihanës me të cilën ajo është në pritje të një fëmije, është arrestuar në Los Angeles. Ai u kap kur mbërriti nga Barbados në aeroportin LAX të metropolit me një avion privat dhe në terminal është pritur nga disa agjentë që e morën në pranga.
Sipas faqes së lajmeve “Tmz”, ai akuzohet se është përfshirë në të shtëna nëntorin e kaluar.
Nuk ka shumë detaje në lidhje me ngjarjen ku është përfshirë reperi, por burime për “Tmz” thanë se më 6 nëntor 2021, Rocky dyshohet se ka qëlluar tre ose katër herë në drejtim të një personi, i cili ka mbetur i plagosur në dorë. Nuk dihet se ku ka ndodhur kjo apo arsyeja e të shtënave./A2cnn
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...