Google ADS

Zbulohet arsyeja pse Tuna udhëtoi drejt Amerikës pas ndarjes nga partneri

10:45 | 26 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Tuna Sejdi dhe Patris Berisha kanë qenë çifti më i diskutuar në mediat rozë këto kohët e fundit. E gjithë kjo nisi nga fakti se Tuna hoqi nga Instagrami i djalit të saj mbiemrin e Patrisit duke e lënë Tian Sejdi. Gjithashtu këngëtarja e hoqi partnerin e saj nga lista që Tiani ndjek në këtë rrjet social.

Kështu menjëherë nisën dyshimet për një ndarje mes Tunës dhe Patrisit. E madje nga ky i fundit nuk mungoi edhe një përgjigje publike për veprimin e Tunës. Ai publikoi në Instagram një video duke u puthur me të birin dhe përkrah saj shkroi: “Tian Patris Berisha”. Në këtë mënyrë ai ju rikujtoi edhe një herë të gjithëve emrin që djali i tij mbante më herët në Instagram e që do të ketë gjithë jetën.

Së fundmi, është mësuar gjithashtu se Tuna ka ndërruar destinacion. Ajo ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara dhe në rrjete sociale ka ndarë foto nga Miami.

Ndërkohë që nuk dihej asnjë detaj në lidhje me këtë udhëtim, “Prive” ka mësuar se çfarë e shtyu Tunën që të shkonte në Amerikë direkt pas ndarjes nga Patrisi.

Është bërë me dije se Tuna po qëndron tek këngëtarja tjetër e njohur Linda Halimi, e cila ka krijuar edhe një familje në Amerikë. Sipas “Prive”, Tuna është larguar nga Shqipëria për arsye personale dhe profesionale, sepse ajo është në kontakt për realizimin e disa këngëve me producentë të njohur, përfshirë ish të dashurin e Cardi B, Swift on Demand.

Ndërkohë kujtojmë se javën e kaluar u konfirmua edhe dueti i Tunës me Dafinën, i cili pritet të publikohet në verë të vitit 2021.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme