Çiljeta Xhilaga dhe Filloreta Raçi dikur ishin mike shumë të ngushta.
Aq raporte të mira kishin sa që kur Fifi shkoi në fillimet e saj në Shqipëri ka qëndruar tek këngëtarja e njohur Çiljeta, shkruan lajmi net.
Sot raporti ndërmjet këtyre dy këngëtareve ka ndryshuar tejet shumë, të cilat tashmë nuk flasin me njëra-tjetrën.
Përmes një interviste të dhënë te “Gazeta Shqiptare”, Filloreta tregon arsyen përse nuk flasin ish-miket e dashura.
Çiljetës i ka ngelur hatri pasi Fifi nuk i ka dhënë pikë në festivalin “Kënga Magjike” 2017, dhe sot këngëtarja e hitit ‘Nanush’ ndihet keq për këtë.
“Çiljeta është hidhëruar pak se i kam dhënë pak pikë tek ‘Kënga Magjike’. Më fal Çiljet nuk e kam bërë me qëllim. Çiljeta është njëra prej atyre që është indinjuar një cik kështu që unë dua ti kërkojë falje publikisht. Unë asnjëherë nuk kam dashur që të bëjë dikë të ndihet keq”, ka thënë Fifi.
Përmbytje të mëdha në Japoni, raportohet për viktima dhe të ...
Bashkëlojtarët e Korenicës solidarizohen me futbollistin pas...
Shea: Zhgënjyese që Serbia s`po bashkëpunon për rastin e Ban...
Prishtina shënon fitoren e parë në elitën e basketbollit kos...
Scholz: E përsëris, nuk do të furnizoj Ukrainën me raketa ‘T...
Osmani flet për qëndrueshmërinë e grave në luftë dhe progres...