Zbulohet arsyeja e martesës “urgjente” e Feros dhe Arbenitës

20:00 | 19 Shkurt 2021
A. B.

Dyshja shumë e përfolur nga mediat rozë, Arbenita dhe Fero, dje i kanë dhënë fund beqarisë.

Kështu së paku ka lënë të kuptohet një fotografi e përbashkët e çiftit, e publikuar në rrjetet sociale, shkruan portali arbresh.info

Ka qenë modelja e njohur Arbenita Ismajli, ajo e cila ka hedhur në InstaStory një imazh ku shfaqet krah të dashurit të saj, reperit Fero, dhe ka shkruar “Të sapo martuar” në mbishkrimin e fotografisë.

E si duket martesa erdhi si pasojë e shtatzënisë së Arbenitës, ku u pa në një foto gjatë kurorëzimit të dashurisë së tyre.

“Iconstyle” ka siguruar një fotografi të çiftit nga ceremonia e kurorëzimit, ku në sy të bie barku i rrumbullakosur i Arbenitës.

Të shumta kanë qenë reagimet e fansave në rrjetet sociale, ku kanë publikuar fotografitë e dyshes dhe kanë bërë urime të shumta për ta. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme