Kategoria me fitimet më të mëdha në fushën e artit e të kulturës pa dyshim janë këngëtarët, mirëpo përkundër kësaj ata vazhdimisht po iu ikin detyrimeve të shtetit, siç është tatimi.
Por, fitimet e tyre për një koncert kapin shifra të mëdha; nga 3 mijë deri në 12 mijë euro.
Njëri nga ish-menaxherët e disa këngëtarëve, Drin Zatriqi ka dalë hapur me një status në rrjetin e tij social, Facebook, duke thënë se me qeverinë e re duhet të rregullohet edhe tatimi i estradës, pasi sipas tij tani industria e muzikës është milionëshe dhe të njëjtit duhet të paguajnë tatime ose në të kundërtën të dënohen me shifra të majme.
Ai ka treguar se një artist mesatarisht brenda një viti fiton mbi 500 mijë euro.“Mesatarisht artistët më të paguar fitojnë mbi 500.000 euro në vit ! Numri i koncerteve nxirret lehtë pasi që flyerat publikohen edhe nga klubet, por edhe nga vetë artistët, kurse nëpër dasma duhet metodë tjetër me i identifiku performancat”.
Ky është njoftimi i plotë i Zatriqit:
Me qeverine e re duhet të rregullohet edhe tatimi i estradës, tashmë industria e muzikës është milionëshe, dhe çmimet nga 100 deri në 10.000 e 15.000 euro e më shumë për koncert duhet të paguajnë tatime, në të kundërt duhet të dënohen me dënime të majme, dhe konfiskim të pasaportave, nëse ju ikin atyre si deri më tani! Si nëpër klube të natës po ashtu edhe në dasma dhe çdo paraqitje tjetër me pagesë!
Çmimet për disa artistë për koncert:
Tayna 8.000 – 12.000 euro
Ledri Vula 8.000- 10.000 euro
Capital T 6.000 – 8.000 euro
Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro
Butrint Imeri 6.000 – 7.000 euro
Dhurata Dora 6.000-7.000 euro
Noizy 6.000 – 8.000 euro
Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro
PINT 4.000 – 6.000 euro
Meda 6.000 – 7.000 euro
Labi 5.000 euro
Sinani 5.000 euro
Dani 5.000 euro
Fero 3.000 – 4.000 euro
Rina 3.000 – 4.000 euro
Gjiko 3.000 – 4.000 euro
“Sqarim: çmimet janë edhe më të larta tek disa prej artistëve, mirëpo për hir të korrektësisë mos me i hy në hak askujt i kom pasqyru me mesatare”, shpjegon Zatriqi në postimin e tij./monitori/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...