Këngëtarja e njohur e hitit “I kissed a girl”, Katy Perry, dhe partneri i saj, aktori Orlando Bloom, do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.
Këtë Shën Valentin, Orlando i propozoi Katy-t për martesë me një unazë që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave, ndërsa së fundmi janë bërë të ditura planet e çiftit për dasmën.
Sipas mediave të huaja, burime pranë çiftit kanë treguar se ata do të zhvillojnë një ceremoni si në përralla, e cila do të mbahet në “Disney World”, në kështjellën e Hirushes. Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur për publikun data e ceremonisë së tyre.
Haradinaj: 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizne...
Kurti: Me letrën e Thaçit ku zotohet se FSK-ja s’do të shkoj...
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës
Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje ng...
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital