Russell Crowe bëri një thes me para nga ankandi, për të paguar divorcin me ish-bashkëshorten Danielle Spence, por duket se jo gjithçka ka shkuar mirë.
Mes 227 objekteve që dolën në ankand ishte edhe një Mercedes Benz S500 Saloon i vitit 2001, të cilin e bleu një radio australiane Triple M. Drejtuesit e programit “The Grill Team” gjetën në kroskotin e makinës, e cila u shit për rreth 21 mijë euro, një cellular Nokia 5110, që duket se Russell Croëe e kish harruar pa marrë.
Në videon e publikuar në Facebook protagonistët e emisionit radiofonik shfaqen duke lëvizur me makinën dhe pasi hapin telefonin fillojnë lexojnë me zë të lartë sms që ishin në telefon, shumica e cilave ishin personale dhe me përmbajtje kompromentuese.
Për momentin nuk jepen më shumë detaje, por sipas emitentit radiofonik “Russell nuk ka fshirë asnjë mesash me tekst privat nga telefoni i tij i vjetër”. Russell Crowe arriti të merrte 3 milionë dollar nga ky ankand./TCH/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...