Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik.
Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri.
“Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Ndërkohë në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram është zbuluar përveç dy aktorëve protagonistë dhe një tjetër aktor i mirënjohur i artit shqiptar që do të jetë pjesë e kastit, Ndriçim Xhepa.
Ai ka qenë një aktor i njohur që luante në filma dhe teatër që nga koha e regjimit komunist.
Gjithashtu, një surprizë e këtij projekti është edhe pjesëmarrja e blogeres së njohur, fitueses së ‘DWTS’, Sara Hoxha.
Ndërkohë në një lidhje direkte nga Korça për “Wake Up”, ka qenë regjisori dhe skenaristi i këtij filmi, Koloreto Cukali.
Ai ka zbuluar disa detaje më shumë rreth këtij projekti që po xhirohet momentalisht në Korçë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...