Liam Payne u varros sot në Britaninë e Madhe.
Këngëtari vdiq më 16 tetor dhe ka lënë pas vetes mbi 65 milionë euro.
Domethënë, para disa vitesh, Payne bëri një lloj testamenti sipas të cilit, në rast vdekjeje të papritur, gjysmën e parave do ta trashëgonte djali i tij shtatëvjeçar Bear Grey.
Kështu djali do të marrë më shumë se 35 milionë euro, ndërsa gjysmën tjetër të parave nuk dihet se kush do ta trashëgojë.
Payne ka vetëm një fëmijë, të cilin e mirëpriti në vitin 2017 me të dashurën e tij të atëhershme, këngëtaren Cheryl Cole. Çifti u nda një vit më vonë, por mbeti në marrëdhënie të mira.
Gjithashtu, artisti i njohur ka blerë një shtëpi për ish-të dashurën dhe djalin e tij për katër milionë euro dhe është zhvendosur vetë në lagje për t’u afruar me ta.
Meqë ra fjala, Liam Payne dhe Cheryl Cole u njohën në “X Factor” ku ajo ishte anëtare e jurisë dhe ai tregoi talentin e tij muzikor.
Në atë kohë ai ishte më pak se 15 vjeç. Ata u takuan sërish në vitin 2016, kur nisën edhe lidhjen. /Telegrafi/
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...