Zbulohen detaje per zarfin kërcënues që pranuan Princ Harry dhe e fejuara e tij

14:13 | 23 Shkurt 2018
Arbresh.info

Çifti mbretërorë, Princ Harry dhe e fejuara e tij, Meghan Markle kanë pranuar një letër të dyshimtë e cila përmbante pluhur të bardhë.

Letra e cila erdhi në adresen e St James Palace në qendër të Londrës rezultojë të ishte e padëmshme, shkruan arbresh.info.

Tashmë hetimet nga ana e policisë kanë filluar dhe detajet e parë që janë dhënë nga Evening Standards thuhet që letra përmbante një mesazh racist.

“Substanca, pas analizave të kryera, rezultoi e parrezikshme. Po hetohet gjithashtu edhe për një pretendim në lidhje me disa mesazhe dashakeqëse në të njëjtën pako”,- thuhet në deklaratën e policisë.

Ndryshe, çifti mbretëro pritet të martohen gjatë këtij viti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme