Kur u duk se e kaluan bashkë pa probleme stuhinë me zhvillimet e muajit maj, Mozzik dhe Loredana u kuptua pak ditë më parë se nuk janë më bashkë.
Çifti i shumëpërfolur po përjetojnë një krizë në raportin e tyre teksa të gjithë po aludojnë mbi shkaqet.
Pyetja lind natyrshëm – cila është arsyeja e vërtetë e kësaj situate?
Gjithçka që në fillim po tentohet që të mbahet larg syve të publikut mirëpo Prive.al ka arritur të mësojë nga burime të afërta me dyshen shkaqet e ndarjes së çiftit.
‘Situata nuk ka qenë aspak e lehtë për t’u përballuar që prej shpërthimit të skandalit me çiftin zviceran mirëpo Mozzik është kujdesur që t’i qëndrojë pranë Loredanës gjithë këtë kohë. Bllokimi i xhirollogarive bankare në muajin Qershor bëri që artistja të ketë probleme edhe më të thella emocionale.Mirëpo në këtë rast, vulën e mospajtimeve e kanë pasur çështje në lidhje me karrierën dhe të ardhmen e përbashkët’ – marrin vesh burime të portalit.
Duket se goditja e lidhjes ka bazën në çështjet e menaxhimit të karrierës ku Mozzik dhe Loredana kanë pasur këndvështrime të ndryshme.
Në një periudhë aspak të lehtë kur po vazhdon të hetohet nga autoritet zvicerane në njërën anë dhe në tjetrën po përflitet për probleme në lidhje, Loredana po hedh një hap të ri në karrierë përmes duetit me artistin turko-gjerman Mero duke dashur të fortifikojë pozicionin e saj në tregun muzikor dhe këtë gjë, artistja ka vendosur ta bëjë tërësisht vetëm.
Sakaq, Mozzik dhe Getinjo tashmë nuk ndiqen në rrjete sociale as nga vëllai i reperes, Bekimi, i cili kishte qenë mbështetje e fortë e djemve pas largimit të beftë nga shtëpia diskografike në të cilën punuan për disa vjet.
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...