Përgjitmet e këngëtares Elsa Lila me anëtarët e grupit kriminal të trafikut të drogës në Itali janë zbardhur nga mediet italiane.
Lila ishte menaxherja e grupit dhe detyra e saj ishte të merrej me financat dhe lekët që fitonin nga aktiviteti i paligjshëm.
Grupi përdorte celularë të koduar për të mos u përgjuar. Numri i personave të përfshirë dyshohet se ka qenë më i lartë, pasi në një dëshmi të personave të përfshirë thuhet se: “Nëse ‘kutia’ hapet, do duhet të bëjnë një burg të ri në Romë!”.
Mediet italiane kanë publikuar edhe disa pjesë nga përgjimet e bëra nga prokuroria italiane.
“Si mund të gjesh një shok brenda aparatit shtetëror?”, thotë një i përgjuar në telefon.
“Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera. Në një rast më dhanë një gjobë por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta kontrollonin. Sepse këtu si në Shqipëri duhet një mik/lidhje me shtetin, se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh, duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu shiten kaq shumë”, ka thënë Lila në përgjime.
Veç Elsa Lilës, në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë, përfshirë boksierin Petrit Bardhi, i njohur si “Titi”./lapsi/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë