Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë ndarë. Revista People raporton se modelja dhe Malik kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre pasi ky i fundit përflitet se është përfshirë në një konflikt me të ëmën e Hadid, Yolanda. Përfaqësuesit e modeles lëshuan një deklaratë duke thënë: “Gigi është e fokusuar vetëm në më të mirën për Khai. Ajo kërkon privatësi gjatë kësaj kohe.”
Kjo vjen pasi People raportoi se “Ata nuk janë bashkë tani. Megjithatë, të dy janë prindër të mirë.” Zayn dhe Gigi, të cilët kanë qenë bashkë që nga viti 2015, mirëpritën fëmijën e tyre të vetëm në shtator 2020. Mediat e huaja shkruajnë se Yolanda pritet të denoncojë dhëndrin në polici me pretendimin se e ka dhunuar pas një grindjeje.
Mirëpo, ish këngëtari i One Direction ka hedhur poshtë akuzat përmes një postimi në Twitter. “Siç e dini të gjithë, unë jam një person privat dhe dua shumë që të krijojë një ambient të sigurt dhe privat edhe për vajzën time, gjatë rritjes së saj. Një vend ku çështjet familjare nuk hidhen në skenën e botës, ku secili mund të marrë çka të dojë.
Në një përpjekje për ta mbrojtur këtë hapësirë, unë pranova të mos i kundërshtoja pretendimet që lindin nga një debat që pata me një anëtar të familjes së partneres sime, e cili hyri në shtëpinë tonë ndërsa partnerja ishte larg, disa javë më parë.
Kjo ishte dhe prapë do të duhej të ishte një çështje private por duket se tani për tani ka përçarje, dhe pavarësisht përpjekjeve të mija që ta shndërrojë shtëpinë në një mjedis paqësor për familjen, gjithçka rrodhi si informacion për mediat”, tha ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...