Edhe pse ka disa kohë që është tërhequr nga muzika, Zanfina Ismaili vazhdon të mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, i cili me siguri do të donte ta shihte sërish në skenë si vite më parë.
Së fundi ajo ka qenë vazhdimisht e pranishme në ekran, ku ka folur për jetën e saj private, lidhjen 11-vjeçare me menaxherin e shumë artistëve Faton Shoshi, si dhe ka folur për herë të parë për sëmundjen nga e cila vuan dhe vështirësitë që ka kaluar për shkak të saj.
E ftuar në ‘’Tour de Cool’’, Zanfina ka treguar se për shumë vite mjekët në Kosovë nuk arrinin ta përcaktonin se çfarë kishte. “Kur isha e vogël, 10 vjeç besoj, kisha probleme me kockat në pjesën e kofshëve. Mjekët nuk e dinin se çfarë kisha, pasi në atë kohë nuk njihej sëmundja e skoliozës. Shtylla ime kurrioze është paksa e shtrembër. Mamaja ime nuk ka lënë mjek pa më çuar. Kujtoj që dhimbjet ishin të tmerrshme dhe u detyrova që të mos shkoja në shkollë për 3 muaj. E kam zbuluar se çfarë kisha 7 ose 8 vite më parë” –është shprehur Zanfina.
SHËNIM: Skolioza është një deformim që përfshin një deviacion lateral dhe rrotullues të shtyllës kurrizore ndaj boshtit gjatësor të saj. Nganjëherë rrotullimi përcakton edhe një deformim të kafazit të kraharorit dhe të organeve që përmbahen në të si: zemra, mushkëritë dhe diafragma. Skoliozat mund të jenë në formën e gërmës ‘C’ ose në formën e gërmës ‘S’. Shkalla e lakimit mund të variojë nga më e lehta deri tek më e rënda.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...