Zaimina Vasjari e ‘rrethuar’ në luks

22:43 | 10 Qershor 2020
A. B.

Zaimina Vasjari është në mesin e personaliteve shqiptare që shquhet për jetën e saj luksoze.

Ndonëse ka lënë prej vitesh muzikën, artistja e njohur po vazhdon të jetë cak i mediave për postimet e saj duke qenë se është tejet aktive në rrjetet sociale, shkruan portali arbresh.info

Zaimina së fundmi është shfaqur plot shkëlqim, pranë makinës luksoze, duke e dëshmuar se vazhdon të jetë një femër mjaft atraktive.

Edhe pse nënë e një vajze, Zaimina po vazhdon t’i kushtojë një rëndësi të madhe linjave trupore.

Ajo periudhën e pandemisë e ka kaluar në shtëpi me bashkëshortin dhe vajzën, ndërsa momentet e lumtura nuk ka ngurruar t’i ndajë me fansat e saj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme