Zaimina flet për herë të parë për vjehrrin dhe vjehrrën

00:37 | 23 Prill 2017
Trina Galanxhi

Jeta private e Zaiminës ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave dhe komentuesve në rrjetet sociale.

Mirëpo, këngëtarja zgjodhi emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës për të rrëfyer një nga detajet më interesante të jetës së saj private: marrëdhënien me vjehrrin dhe vjehrrën.

Kam një vjehrrë dhe vjehërr, të cilët jetojnë jashtë. Me fat nuk e them dot që jam sepse si këtu, si atje do të ishin mësuar me mua!”, ka treguar këngëtarja, transmeton blitz.al.

E pyetur nga Fatma nëse vjehrra do të jetojë me të, Zaimina përgjigjet me humor: “Jo, jo s’ka pse jeton me mua. Fundja, derën të hapur e ka!”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme