Zajmina ka rrëfyer për herë të parë në TV për historinë e saj të gjatë të dashurisë, të cilën për plot 12 vjet e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike.
E ftuar këtë pasdite në “Rudina”, këngëtarja shqiptare ka pranuar se ajo dhe partneri i saj, pak kohë më parë, kanë kaluar një “krizë”, pas së cilës erdhi si një fazë reflektimi udhëtimi në Maldive. Por nuk dinte asgjë për unazën dhe propozimin që e priste në një vend përrallor: “Motivi i destinacionit ishte festimi i Shën Valentinit, por pjesën e unazës nuk e dija, ishte suprizë për mua.
Ishte një moment special, shumë i veҫantë”, – tregon Zaimina, me sikletin për ta rrëfyer të plotë ngjarjen si ndodhi. “Atë foton e kam postuar në mëngjes, nga tryeza ku po hanim mëngjesi. Unaza ishte fshehur poshtë pecetës…”
Dhe nuk do të tregojë më shumë, as për ndjesitë e atij momenti special, sepse do që ta ruajë të gjallë në kujtesë vetëm për vete: “Duke qenë se është një moment shumë i bukur, ky nuk ka nevojë për shumë fjalë…” – ka thënë Zaimina duke treguar edhe unazën që mban në dorë, pas së cilës, thotë ajo, do të vijë shumë shpejt edhe një tjetër.
E pyetur nga Rudina se cilat janë planet e mëtejshme, ish Miss Shqipëria tregon se për momentin nuk kanë një datë martese, por edhe ajo do të vijë shpejt: “Gjërat pa plan janë më të bukura, por pas fejese, dihet, vjen edhe martesa. Ne tashmë e kemi zyrtarizuar lidhjen edhe me familjet tona, por datë dasme nuk kemi ende.”
Po cili është njeriu që i ka rrëbyer zemrës Zaiminës për 12 vjet me radhë? Ata të dy janë njohur 12 vjet më parë, kur ai në atë kohë pëlqente shoqen e Zaiminës, ishte një lloj loje që kishte trilluar me qëllim për të arritur tek vajza që donte.
E pyetur për këtë moment, këngëtarja thotë se e mban mend shumë mirë: “Ai ngacmonte një shoqen time dhe më pas më tha që “nuk është shoqja që dua unë, je ti”.
Ka zgjedhur ta mbajë gjithmonë larg vëmendjes mediatike, sepse ai nuk është pjesë e botës së televizionit, por edhe sepse vetë Zaimina nuk do që ta prezantojë në publik.
Edhe pse nuk ka një datë dasme, të dy e dinë që janë drejt këtij hapi shumë shpejt. Dhe derisa, ai moment të vijë, Zaimina është e fokusuar te biznesi i saj.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...