Pasditen e sotme Zaimina Vasjari ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan.
Këngëtarja ka treguar për bizneset e saj si dhe përsa i përket projekteve muzikore. Por përveç kësaj ajo ka kujtuar edhe momente nga udhëtimi në Maldive, me partnerin e saj.
Këngëtarja seksi ka pranuar se udhëtimi në Maldive ka qenë një surprizë për Shën Valentin nga partneri i saj me të cilin është në një lidhje prej 12 vitesh. Zai ka rrëfyer se para këtij udhëtimi kishte patur edhe një krizë mes tyre dhe ky udhëtim shërbeu si një ribashkim.
Për herë të parë ajo ka treguar edhe për momentin e tyre romantik të propozimit.
“Pasi mbaruam mëngjesin, poshtë pecetës ishte një unazë, që nuk e kisha parë. U emocionova shumë sepse nuk e prisja. E dija që udhëtimi do të ishte romantik për shkak edhe të Shën Valentinit, por që do të merrja një unazë fejese kursesi. Tani i kemi bërë muhabetet shumë familjare dhe jemi shumë të lumtur bashkë.”- ka thënë këngëtarja.
Moderatorja Rudina Magjistari e ka pyetur Zaimina edhe për momentin e tyre të njohjes dhe ajo ka thënë se, është njohur me të gjatë kohës kur ai ngacmonte shoqen e saj. Por më pas i kishte thënë këngëtares, “Të dua ty jo atë”…
E pyetur nëse do të ketë një martesë së shpejti, Zai ka thënë se gjërat janë drejt asaj rruge por atyre iu pëlqejnë më shumë gjërat e paplanifikuara, njëlloj si momenti romantik në Maldive. /Blitz.al/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...