Google ADS

Zaimina e mëson që në bark bebin e saj të kërcejë

18:15 | 21 Tetor 2017
Arbresh.info

Ajo ka zgjedhur ta mbajë sa më larg mediave periudhën e shtatzënisë, por portalet kanë shkruajtur pafund në momentin e parë që Zaimina Vasjari pranoi publikisht se prej 6 muajsh pret një fëmijë.

Pak ditë më parë këngëtarja e njohur publikoi foto në të cilën, në pamje të parë nuk kishte asgjë të veçantë por shkrimi bashkangjitur tregonte se shumë shpejt ajo do të bëhet nënë.

Dita-ditës, këngëtarja e njohur po ndan me publikun momente gjatë pritjes së ëmbël, e një prej tyre ka qenë edhe i postuar pak minuta më parë shkruan blitz.

Në një video të publikuar në Instagram-in e saj, Zaimina shfaqet duke kërcyer ose ndryshe sic e quan ajo “po i mëson bebit të saj disa lëvizje”. Ky është me të vërtetë shumë i këndshëm.

https://www.instagram.com/p/BaggKfaBTPW/?taken-at=892289272

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme