Këngëtarja shqiptare e njohur, Rita Ora ka publikuar sot këngën e saj më të re “You Only Love Me”.
Kënga është ritmike dhe i dedikohet dashurisë, dhe është vizualizuar edhe me klip, shkruan arbresh.info
Në videoklip, Rita shfaqet joshëse në disa skena komike, e veshur si nuse teksa organizon ‘natën e saj të dështuar të beqarisë’.
Me një “epokë të re”, Rita i është referuar faktit se kënga në fjalë është paraprijëse e albumit të saj të tretë në karrierë, i cili gjithashtu do të publikohet këtë vit.
Ajo e ka përshkruar albumin e tretë si një “epokë të re”, pasi sipas saj do të jetë ndryshe nga albumet paraprake dhe për realizimin e tij ka bashkëpunuar me emra të famshëm nga e gjithë bota. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...