Yllka, Shpati dhe Buraku vijnë me një super projekt

15:50 | 4 Dhjetor 2021
A. B.

Këngëtarja Yllka Kuqi duket të jetë mjaft aktive këtë fundvit.

Ajo është bërë pjesë e shumë prej programeve të ndryshme festive, të cilat do të shfaqen për shikuesit gjatë netëve të para të janarit, shkruan arbresh.info

Pas suksesit të projektit me Sinan Hoxhën, mbrëmë ka lansuar bashkëpunimin me Shpat Kasapin dhe Burakun.

Projekti nuk ka klip, por, është pjesë e xhirimeve të Vitit të Ri.

Kujtojmë që 2020-ën këngëtarja po e përmbyll e përmbushur me shumë dashuri, pasi, është bërë nënë për herë të parë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme