Këngëtarja e mirënjohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, është tejet e përfolur nga mediat rozë.
Ajo në fillim të muajit shkurt u bë nënë për herë të parë, ndërsa po shijon çdo moment pranë vajzës dhe bashkëshortit të saj, Astrit Pallaska, shkruan portali arbresh.info
Artistja shqiptare për më shumë se nëntë vite është e martuar me muzikantin nga Gjakova, Astrit Pallaska.
Për këtë të fundit ditë më parë ka folur në një intervistë në emisionin ‘NIN’, ndërsa ka treguar historinë e tyre të dashurisë.
“Unë dhe Astriti pas dy javësh i bëjmë 20 vite që jemi bashkë, 28 tetor viti 2000 ne jemi lidhur bashkë. Pak në Gjakovë, pak në Prishtinë. Kam qenë shumë e re, pa eksperiencë. Astriti e ka bërë hapin e parë në lidhje. Dasmën e kemi bërë para nëntë vitesh”.
“Shpesh e mendoj edhe flasim me Astritin, pikërisht një prej elementeve që ka bërë të funksionoj lidhja është se diskutojmë për gjithçka dhe prej diskutimeve vijnë gjithnjë gjërat e mira”, ka thënë ajo.
Yllka përndryshe tash e një kohë ka lënë më anash aktivitetet muzikore, për t’u fokusuar më shumë në familjen e saj. /arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...