Yll Limani është një nga emrat më në zë të muzikës shqiptare, që gjithmonë surprizon me projektet e tij që bëjnë diferencën.
Për shkak të zhanrit që lëvron, Ylli është profilizuar si një artist romantik, melankolik që sjell këngë të cilat ia dalin të kthehen në hite edhe pa patur një videoklip.
Si duket Ylli ka ndërmend ta nis 2021 me vrull pasi një projekt i ri duket se është rrugës. Ishte menaxheri i tij ai që ka publikuar një vidoe të këngëtarit në Instastory duke kënduar një pjesë nga projekti i ri. Ai i ka bërë tag Yllit dhe producentit dhe bashkëpunëtorit të tij të afërt, Fatjon Miftarit, duke shkruar “Të shtunën?”.
Sigurisht të gjithë duam muzikë të re sa më parë nga artisti dhe mezi po presim të shohim se çfarë ka gatuar.
Nga ana tjetër, kujtojmë se këngëtari ka bërë të ditur pak ditë më parë në rrjetet sociale se që tani e tutje do të jetë në menaxhimin e mikut të tij më të mirë, Bonart Ajvazi.
Më 26 dhjetor 2020 Yll Limani bashkoi forcat me një prej emrave më të suksesshëm të muzikës shqiptare për të sjellë një nga duetet më të bukura si një dhuratë për fundvit. “Mos shko” mban titullin kënga e tyre që është bërë menjëherë virale.
Teksti i këngës është shkruar nga Dafina dhe reperi Elinel, e është pjesë e albumit të këngëtares “Dafinë moj”. Dy këngëtarët janë kujdesur në çdo detaji për videoklipin, ku Dafina shfaqet si gjithnjë me look ekstravagant, kurse Ylli një simpatik i përhershëm.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...