Ylli i telenovelave meksikane, Eduardo Yanez ka treguar një anë tjetër të karakterit të tij gjatë një interviste në tapetin e kuq, ku humbi kontrollin.
Ai nuk arriti të përmbante veten dhe goditi me grusht gazetarin Paco Fuentes, i cili i bëri një pyetje për djalin e tij.
Dihet se marrëdhënia e Eduardo dhe djalit të tij nuk është aspak e mirë dhe u komentua për një kohë të gjatë gjendja e vështirësuar ekonomike e këtij të fundit.
“Nëse jeni aq të shqetësuar për djalin tim, dërgojani paratë ose shkoni jepjani,” – tha aktori pas pyetjes së parë nga Fuentes.
Kur pyetjet po vazhdonin, Eduardo e kapi nga dora dhe e goditi në kokë gazetarin, veprim për të cilin kërkoi falje në Twitter.
“Dua t’i kërkoj falje të sinqertë publikut dhe personit të prekur nga veprimi im. Nuk ishte gjëja e duhur për t’u bërë. Jeta ime personale nuk është në shitje,” – shkruajti ai. Nuk dihet nëse gazetari e ka raportuar në polici ngjarjen.
https://www.youtube.com/watch?v=fZyLJhkkka8
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...