Ylli i “Games of Thrones” do të bëhet sërish nënë, fotot e saj bëhen virale

10:44 | 15 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Sophie Turner ka ndezur thashethemet se mund të jetë shtatzënë për herë të dytë.

Aktorja e “Games of Thrones” është parë gjatë fundjavës me partnerin e saj, Joe Jonas dhe vajzën e tyre 1 vjeçare.

Ajo që tërhoqi vëmendjen është barku paksa i rrumbullakosur i saj dhe kaq mjaftoi që të spekulohej se do të bëhet sërish nënë.

Aktorja kishte veshur një bluzë të hapur që i vinte në pah barkun. Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka adresuar këto thashetheme, fansat janë të bindur se lajmi është i vërtetë.

Sophie dhe Joe u martu an në maj 2019 dhe së shpejti do të festojnë përvjetorin e tyre të tretë. Ata mirëpritën vajzën e tyre Willa në korrik 2020.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme