Ylli i filmit “365 DNI” zbulon nëse skenat intime ishin të vërteta

09:08 | 16 Qershor 2020
Arbresh Info

Michele Morrone , ylli i filmit të ri 365 DNI ( 365 ditë ), ka folur për skenat intime seksuale që shfaqen në të gjithë filmin.

Filmi ka qenë në krye të tabelave në Netflix në shumë vende të botës dhe tifozët kanë nxituar të jenë pjesë e këtij fenomeni të ri.

Shumë fansa kanë dyshuar se skenat e seksit në film janë në të vërtetë dhe kinematografi i filmit ditë më parë tregoi se si e kanë bërë atë të duket në atë mënyrë, duke minimizuar stafin gjatë xhirimeve, që dy protagonistët të ndihen më të lirshëm mes njeri-tjetrit.

Tani, Michele iu përgjigje një fansi i cili e pyeti nëse ato skena me bashkë-yllin, Anna Maria Sieklucka ishin të vërteta apo të rreme.

“Duket si e vërtetë sepse ne jemi aktorë të mirë,” tha Michele në një lidhje “live” në Instagram. “Nuk ishte e vërtetë. Unë e di se shumë njerëz më shkruajnë se, “O zot, ishte e vërtetë!” Por në të njëjtën kohë, nuk ishte e vërtetë. Kjo është e pamundur”.

Ndërkohë, filmi 365 DNI ka thyer rekorde shikueshmërie, duke u krahasuar me filmin e famshëm “Fifty Shades of Grey”

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme