Ylli i Big Brother në Greqi është akuzuar për përdhunimin e një turisteje nga Britania e Madhe.
Steve Milatos, 30 vjeç, u arrestua të martën pasi dyshohet se sulmoi vajzën në Rodos, pasi i kërkoj asaj që t’i bashkohej në një klub nate, transmeton portal arbresh.info
Milatos, i cili morri pjesë në Big Brother vitin e kaluar ka mohuar akuzat.
Viktima e dyshuar po ekzaminohet nga mjekët dhe një psikiatër, sipas Proto Thema.
Ylli i Big Brother, i cili ka më shumë se 110 mijë ndjekës në Instagram, pritet të dëshmojë sot para një prokurori.
Ai ka punuar më parë me shtëpi të mëdha të modës duke përfshirë Diesel dhe ka ecur në pistën e Givenchy dhe Jean Paul Gaultier, thonë raportet.
Big Brother është sulmuar edhe më parë pasi një konkurrente femër në versionin spanjoll u detyrua të shikonte pamjet shqetësuese të sulmit të saj të dyshuar seksual në dhomën e rrëfimit.
Carlota Prado, një konkurrente në Big Brother në vitin 2017, u thirr në dhomën e rrëfimit ku u informua për sulmin e supozuar seksual nga pretendenti dhe i dashuri tjetër Jose Maria López, me të cilin kishte filluar një lidhje ndërsa ishte në shtëpi./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...