Këngëtari i “Gangam Style”, Psy, u thirr si dëshmitar për skandalin seksual të K-pop.
Këngëtari i ‘Gangnam Style’ është bërë ylli më i fundit i përfshirë në një hetim mbi aktivitetin e paligjshëm në industrinë K-pop, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.
Psy është marrë në pyetje nga policia e Koresë së Jugut në lidhje me një skandal seksual që ka përfshirë industrinë K-pop.
Sipas “Hollywood Reporter”, Psy u thirr si dëshmitar referent për një hetim të vazhdueshëm rreth një skandali që ka përfshirë Yang Hyunk-suk, mbi të cilin rëndojnë akuza për mashtrime të investitorëve të huaj.
Yang, është themelues i K-pop, YG Entertainment, ndërsa në mesin e klientëve të tij janë edhe Psy, Blackpink dhe 2NE1.
Skandali filloi kur policia akuzoi muzikanten Seungri, për veprim në një rrjet prostitucioni brenda një klubi të natës në Korenë e Jugut.
Psy, ka mohuar akuzat në polici, ai tha se nuk ishte në dijeni për ndonjë aktivitet të paligjshëm.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...