Kjo tashmë nuk është risi, pasi thuajse në çdo eveniment të famshëm botëror brendet e shqiptarëve kanë zënë vend.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe së fundmi në ceremoninë e 92-të të ndarjes së çmimeve “Oscar” në Dolby Theatre në Los Angelos.
Në këtë mbrëmje madhështore yjet botërore dukjen e tyre ia besuan stilistëve kosovarë si: Valdrin Sahitit, Dona Matoshit dhe Drenusha Xharrës.
https://www.instagram.com/p/B8YtdAAhUoq/?utm_source=ig_web_copy_link
Në bazë të publikimeve që janë bërë në rrjetet sociale, aktorja Kristin Cavallari kishte veshur një fustan ngjyrë blu të lehtë të Valdrin Sahitit, prezantuesja Xixi Yang zgjodhi një fustan të verdhë të prerë anash nga kreatorja Drenusha Xharra dhe për modelen amerikane, Blac Chyna ishte përkujdesur stilistja e njohur Dona Matoshi.
Më poshtë ua sjellim fotografitë, në të cilat bukuroshet ‘tronditën’ tapetin e kuq dhe dukjet e tyre u komplimentuan gjithandej.
Përzgjedhjet e tyre dhe emrat e kreatorëve kosovarë janë shfaqur edhe në tabloidet e huaja, një sukses ky mjaft i madh për të hyrë në tregun ndërkombëtar ashtu siç edhe synojnë. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/B8XIfW-nMR1/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B8Yl8umhixr/?utm_source=ig_web_copy_link
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...