Google ADS

Yjet që u bënë prindër në vitin 2017

19:26 | 31 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Viti që po e lëmë pas, për shumë artistë botërorë përpos që ka qenë i suksesshëm për karrierën e tyre, ata janë bekuar edhe në jetën private duke e shijuar ndjenjën e të qenit prindër.

Në vitin që po e lëmë qarkulluan lajme të shumta duke treguar se aktorë, këngëtarë e modele të ndryshme po prisnin të bëheshin prindër, shkruan arbresh.info

Po e fillojmë me aktorin e famshëm  George Cloney, i cili bashkë me gruan e tij Amal Cloney  për herë të parë u bënë prindër të dy binjakëve.

Modelja e famshme Irina Shayk dhe i dashuri i saj aktori simpatik Brandly Cooper poashtu për herë të parë u bënë prindër të një vajze të cilën e quajtën Lea de Seine Shayk Cooper.

Aktori i famshëm i ‘Walking Dead’, Steven Yeun bashkë me gruan e tij poashtu u bënë prindër për herë të parë.

Ata sollën në jetë një djalë të cilin e quajtën Jude Malcom Yeun.

Liam Payne poashtu u bë prind për herë të parë. Ai dhe e dashura e tij Cheryl u bënë prindër të një djali me emrin Bear. Këtë lajm të gëzuar e bëri të ditur vet ai në rrjetin social ‘Instagram’.

Edhe Derek Jeter bashkë me Hannah Jeter u bënë prindër për herë të parë.

Ata sollën në jetë një vajzë dhe e quajtën Bella Raine Jeter.

Këngëtarja e njohur Ciara po ashtu u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një vajzë të cilën bashkë me të dashurin e saj Russell Wilson vendosën ta quajnë Sienna Princess Wilson.

Komediani i famshëm botëror Jordan Peele po ashtu për herë të parë bashkë me gruan e tij u bënë prindër të një djali me emrin Beaumont Guno Peele.

Aktori Daniel Brayn poashtu për herë të parë, u bë baba i një vajze.

Ai dhe gruaja e tij vendosën që vajzën e tyre ta quajnë Bridie Joe Danielson.

Aktori i famshëm Thomas Sadoski dhe gruaja e tij Amanda Seyfried në mars u bënë prindër për herë të pare.

Një nga aktorët më të famshëm, Matthew Marrison poashtu u bë baba për herë të parë.

Ai dhe gruaja e tij Renee u bënë prindër të një djali. Aktori shpesh poston fotografi ku shihet tejet i lumtur pranë djali të tij./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme