Pavarësisht festimeve që vazhdojnë në kampin e ‘MAGA’ (Make America Great Again), shumë demokratë dhe disa figura të njohura të showbizit janë shprehur të dëshpëruar dhe të zhgënjyer nga rezultati, duke paralajmëruar largimin nga Amerika. Ish-presidenti Donald Trump fitoi disa nga shtetet kyçe të luhatshme.
Trump e quajti fitoren e tij “një epokë të artë për Amerikën”, ndërsa kundërshtarja e tij, Kamala Harris, shprehu keqardhje për humbjen dhe theksoi se lufta për mundësi, drejtësi dhe liri do të vazhdojë. Pas kësaj ngjarjeje, disa yje të Hollywood-it kanë shprehur dëshirën për të braktisur vendin, ndërsa të tjerë kanë reaguar më me skepticizëm. Ja disa nga personazhet më të njohura që kanë bërë të ditur se mund të largohen nga Amerika:
Sophie Turner
Aktore e njohur për rolin e Sansa Stark në serialin “Game of Thrones”, Sophie Turner ka bërë të qartë se pas fitores së Trump, ajo do të largohet nga SHBA dhe do të kthehet në vendin e saj të lindjes, Angli.
Cher
Këngëtarja legjendë Cher, 78 vjeçe, e cila gjatë periudhës së parë të presidencës së Trump kishte shprehur shqetësime serioze për shëndetin e saj, u shpreh për The Guardian se do të largohej nga SHBA nëse ai fitonte sërish. Ajo e lidh këtë mundësi me pasojat shëndetësore që ajo beson se ka përjetuar si rezultat i politikave të tij.
America Ferrera
Ylli i filmit “Barbie” dhe aktorja e njohur e serialit “Ugly Betty”, America Ferrera, ka bërë të ditur se pas fitores së Trump, ajo së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e saj do të shpërngulen në Mbretërinë e Bashkuar. Një burim i afërt me aktoren u shpreh:
America është e dëshpëruar që Donald Trump është president sërish. Ajo mendonte se vendi që ajo jetonte ishte më i mirë se kaq.
Raven-Symoné
Raven-Symoné, aktorja e njohur për rolin e saj në serialin “That’s So Raven”, ishte shprehur më herët gjatë vitit 2020 se do të largohej nga SHBA nëse Trump do të fitonte përsëri. Ajo e ka shprehur hapur shqetësimin e saj për politikën e tij dhe ka deklaruar se nuk do të qëndronte në një vend ku politikat e tij ishin dominuese.
Këto deklarata kanë shkaktuar shumë reagime, duke u shoqëruar me kritikë dhe mbështetje. Disa e kanë konsideruar largimin e yjeve si një mospajtim të tepruar, ndërsa të tjerë e kanë mbështetur vendimin e tyre, duke e parë si një pasqyrë të polarizimit të thellë që po ndodh në SHBA.
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora