Yjet e filmit që nuk kanë marrë asnjëherë çmimin Oscar

14:28 | 24 Janar 2018
Arbresh.info

Janë të famshëm, të suksesshëm e super të kuotuar në botën e filmit. Por, edhe pse mund të duket e çuditshme, ata nuk e kanë fituar kurrë një “Oscar”.

Ceremonia më e madhe e kinematografisë nuk është e përjashtuar nga fenomeni që pllakos plot pjesë të tjera të jetës. As atje nuk fitojnë gjithmonë më të mirët.

“Business Insider” kalon në revistë listën e gjatë të yjeve të “Hollywood”-it, që e nuk e kanë marrë asnjëherë një vlerësim të tillë, edhe pse interpretimet e tyre mund të kenë mbetur në historinë e kinemasë.

Lista nisë me Glenn Close, e nominuar 6 herë nga 1983-shi deri në vitin 2012. Statuetën e artë nuk e mori kurrë në dorë.

Tre nominimet, përfshirë atë për rolin në filmin “Allien”, nuk ia sollën dot Sigourney Weaverit çmimin e shumë lakmuar. Emri i Annette Bening ka dalë 4 herë në tabelën e kandidaturave të aktores më të mirë, por nuk shkoi dot më larg sesa aq.

As Tom Cruise, që prej tri dekadash mbizotëron “Hollywood”-in, nuk e ka çuar një “Oscar” në shtëpi. Të njëjtin fat ka pasur dhe Joaquin Phoenix, që i është afruar tri herë statuetës prestigjioze, por pa mundur ta prekë.

Lista vazhdon me Will Smith, Paul Thomas Anderson i konsideruar si njëri prej regjisorëve më gjenialë të “Hollywood”-it, Amy Adams, Ralph Finnes, të jashtëzakonshmit Ed Harris e Liam Neeson, Naomi Watts, producentja e famshme Kathleen Kennedy me 9 nominime dhe asnjë “Oscar”, apo dhe një prej emrave më në zë të olimpit të kinematografisë, si Ridley Scott, për të shkuar më tej me Jessica Chastain, Edward Norton dhe Helena Bonham Carter./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme