Yjet e famshëm botërorë që do të ndezin këtë verë Tiranën

07:38 | 25 Prill 2018
Arbresh.info

Nëse kishit planifikuar që ditët e nxehta të korrikut dhe gushtit t’ju gjenin duke pushuar diku në rivierën shqiptare, bëni mirë të rishikoni planet tuaja pasi kryeqyteti do të kthehet këtë verë në një aren të vërtetë argëtimi ku do të përformojnë artistët më në zë të momentit duke filluar nga Ermal Meta deri tek këngëtari i hitit Despacito Daddy Yankee.

I pari që do të hapë siparin e koncerteve është kengëtari i njohur shqiptar, që sivjet do të përfaqësojë Italinë në Fesivalin Evropian të muzikës, Ermal Meta. Këngtari i ‘’Non mi avete fatto niente’’ pritet të vijë në Tiranë në fund të maji.

Rita Ora gjithashtu do të kthehet në Tiranë pas gjashtë vitesh mungesë, kujtojmë që hera e parë e saj në kryqytet ka qenë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.. Koncerti i saj, i organizuar nga Bashkia, do të jetë falas në Sheshin Skënderbej në datë 3 qershor.

Nuk ka rëndësi nëse jeni fansa të muzikës reggaeton ose jo, më datë 27 korrik në Tiranë do të zbarkojë as më pak e as më shumë se i famshmi Daddy Yankee i bërë i famshëm kudo në botë me këngë si “Despacito,” “Gasolina,” “Limbo,” apo ‘’Shaky Shaky” ndaj nuk duhet humbur për asgjë në botë.

Deejay i njohur hollandez, Martin Garrix i bërë i njohur me ‘’Animals” me shumë mundësi, do të vizitojë së pari Prishtinën, në festivalin tre ditor “Sunny Hill”, bashkë me Dua Lipën dhe Albert Stanaj. Më 18 gusht, DJ botëror do të performojë në Tiranë për të mbyllur verën siç i ka hije.

Bëhuni gati nuk kemi mbaruar akoma, sepse vapa e gushtit ka nevojë për tingujt e ëmbël dhe zërin melodioz të Enrique Iglesias./Living.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme