Ende jemi në gjysmën e vitit 2017, por këta gjashtë muaj të këtij viti kanë qenë shumë të bekuar për disa personazhe të estradës shqiptare.
Kjo për arsyen se shumë prej tyre u bënë prindër këtë vite. E veçanti edhe më e madhe është se shumica e tyre janë bërë prindër për herë të parë, e kjo gjë i ka gëzuar shumë ata, shkruan arbresh.info.
E lajmin që ata janë bërë prindër e treguan vetë ata në rrjetet sociale me anë të publikimit të fotografive të ndryshme.
Tuna, Majk, Adelina Ismaili janë vetëm disa nga emrat që u bën prindër këtë vite.
Arbresh.info ju sjell më poshtë yjet e estradës shqiptare të cilët u bënë prindër.
Tuna & Patrisi
Ata janë bërë prindër të një djali për herë të parë, dhe fëmijën e tyre të parë ata e pagëzuan me emrin Tian. Ndryshe çifti nga fotografitë e shumta të publikuara shihet se janë shumë të lumtur dhe prindër të përkushtuar. E tuna që nga lindja e djalit është duke i munguar skenës së muzikë.
Adelina Ismaili & Vali Krasniqi
Adelina padyshim se është diva e muzikës shqiptare, e lajmi se ajo do të bëhet nënë i gëzoi shumë fansat
Uliks është emri i fëmijës së parë të çiftit.
Albatrit Muqiqi & Egzona Brahimaj
Albatriti kurorëzoi dashurinë e tij me Egzonën me një martesë luksoze, e menjëherë pas dasmës dyshja njoftuan se së shpejti do të bëhen prindër.
Amelia është emri i vajzës së çiftit.
Majk & Majlinda Zeka
Padyshim se dyshja më e përfolur e estradës shqiptare janë Majk dhe Majlinda, kjo për arsye se çifti i dhanë fund lidhjes së tyre në fillimet e shtatzanisë së Majlindës.
Madje deri vonë Majk nuk e konfirmoi asnjëherë se është baba i fëmijës së Majlindës.
Roan është emri i djalit së dyshes.
Besart Halimi & Ilirjana Podrimaj
Këngëtari Besart Halimi dhe bashkëshortja e tij këtë vit janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti janë bërë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Kaia.
Ryva Kajtazi & Fidani
Për Ryvën ky është një vit shumë i veçantë pasi që ajo u bë nënë për herë të parë.
Dorela është emri i vajzës së Ryvës dhe Fidanit.
Milot Llaloshi & Erxhina Ismajli
Miloti filloi vitin me të mbarë, kjo sepse ai në janar të këtij viti u bë baba i një djali.
Priam është fruti i dashurisë së Milotit dhe Erxhinës.
Korab Shaqiri & Lulu Jashari
Menjëherë pas Milotit në muajin shkurt u bë baba Korabi, i cili e bëri gjysh këngëtarin e njohur Ilir Shaqirin.
Çifti janë bërë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Alte.
Meda & Luljeta Pergjegaj
Meda muajin maj do ta mbaj mend gjatë kjo për arsye se ai u bë baba.
Por për dallim të të gjithë yjeve të estradës që u bënë prindër për herë të parë, Meda u bë baba për herë të katërtë.//Arbresh.info
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...