Reperi XXXTentacion është qëlluar për vdekje në Florida të SHBA-së.
Artisti 20-vjeçar, emri i të cilit në realitet është Jahseh Dwayne Onfroy, ishte duke blerë një motoçikletë kur një person i armatosur thuhet se vrapoi drejt tij dhe e qëlloi e qëlloi me armë zjarrë, sipas TMZ.
Në komunikatën për mediat të policisë amerikane shkruan se këngëtari u vra nga dy të dyshuar të armatosur pak para orës 23:00, sipas kohës tonë lokale.
“Të paktën një nga të dyshuarit gjuajti një armë që goditi Onfroy. Dy persona ikën me veturën e tipit SUV, një ngjyrë të errët. Dyshohet se kjo ka ndodhur për grabitje, por hetimet do të vazhdojnë”, thuhet në njoftim transmeton portali arbresh.info
https://youtu.be/aYiM4UCOf2w
Ai kishte probleme ligjore që nga mosha 16 vjeçare gjersa ishte dërguar në një qendër të paraburgimit për të rinjtë shkaku i posedimit të një arme. Në vitin 2016, ai u arrestua dhe u akuzua për grabitje dhe sulm me një armë vdekjeprurëse./Arbresh.info/
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...