Naim Bunjaku – Xuxi derisa ishte duke biseduar me Sara Kolamin, e përmendi edhe sjelljen që po bën konkurrentja Xheneta Fetahu.
I njëjti theksoi se po të ishte për të, jashtë shtëpisë do të qëndronte shumë larg saj.
“A e din që jashtë të betohem që skish pasë shans me qëndru me mua në një hapësirë prej 10 kilometër katror, e jo më një hapësirë të ngushtë”, u shpreh Xuxi.
Modelja dhe aktorja nga Shqipëria nga ana tjetër tha se nuk dëshiron të merret me të.
Xuxi që me hyrjen në Big Brother ka pasur probleme të vazhdueshme me Xhenetën.
Është kjo e fundit që e ngacmon thuajse tërë kohën dhe e bën që të dalë jashtë kontrollit.
Xuxi gjithashtu ia ka bërë me dije se nuk dëshiron të ketë kontakt me të, pasi nuk i pëlqen mënyra se si sillet dhe fjalori kundrejt tij. /Telegrafi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...