Google ADS

Xuxi i drejtohet Xhenetës: Ty të ka lënë nëna, nuk të ka dashur – familje e degjeneruar

11:40 | 12 Nëntor 2024
Q L

Përplasja mes Xheneta Fetahut dhe Xuxit ka vazhduar edhe pas spektaklit të së hënës.

Të njëjtit kanë debatuar ndërmjet vete, ku këtë herë kanë përfshirë edhe familjet.

Modelja i thotë Xuxit se merret me fjalë të fëmijëve, e në anën tjetër ai ia përmend të ëmën.

“Shihe si merret me fjalë të fëmijëve, njeri burrë nuk di me u marrë me fjalë të veta”, iu drejtua Fetahu.

Xuxi tha: “Po çfarë nëne ti, të ka lënë nëna moti. E përmend nënën, nëna e ka lënë kur i ka pasur një vjet. Çfarë nëne kur nuk e ka dashur fëmijën e vetë, çka me i thënë nënë”.

Krejt në fund, banori theksoi: “E ka nënën në Suedi dhe nuk shkon me e pa fëmijën e vet, çfarë familje e degjeneruar. Vet më ka treguar, ka thënë nuk dua ta shoh kurrë me sy”.

Të njëjtit kanë shpesh mosmarrëveshje dhe nuk pajtohen me mendimet e njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Shiko videon

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme