Xhuliana Nura, personaliteti i njohur në skenën shqiptare, ka zbuluar detaje mbi marrëdhënien e saj me Fifin dhe përshtypjet e saj rreth kompeticionit të kërcimit “Dancing With The Stars” gjatë një interviste të së fundmi në emisionin “Artistët Shqiptarë”.
E ftuar në këtë emision, Xhuliana ka rrëfyer pa rezerva për raportet dhe ndjenjat e saj ndaj konkursit dhe marrëdhënieve me këngëtaren e njohur.
Duke u shprehur për eksperiencën e saj si pjesëmarrëse në DWTS dhe preferencat personale, Xhuli nuk ka nguruar të theksojë se Enxhi dhe Fifi janë dy prej konkurrentëve të cilët i ka në zemër.
Ajo nuk ka hezituar gjithashtu të tregojë për miqësinë e saj me Fifin: : “Çdo kompeticion, ku është një trofe, aty më nuk e sheh a ke shoqe a jo, mendoj prej disa njerëzve të tjerë, kurse unë mendoj që akoma e kam shoqe, dhe dua ta kem shoqe, e meriton sepse është me plot kuptimin artiste.
Gjatë intervistës, Xhuliana gjithashtu u pyet lidhur me një reagim të fundit të Fifit në rrjetet sociale, i cili ka tërhequr vëmendjen e publikut për një nuancë negativiteti.
E kujdesshme në fjalët e saj, Xhuli zgjodhi të mos zgjerohet shumë në këtë temë, duke u shprehur: “Po ka reaguar pak negativisht, por ajo shërohet më vonë, kështu që të mos e përmendim këtë gjë.”
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani