Seriali “Dashuri e pafund” ka qenë një nga serialet më të ndjekur si në Turqi, ashtu edhe në shume vende të tjera të Europës. Madje, ai ka arritur deri aty sa të thyejë kufinjtë dhe të nisi transmetimet përtej oqeanit në vende si Kili apo Argjentina.
Transmetimet e këtij seriali në vendin tonë, ekskluzive në ekranin e Tring, janë shfaqur për publikun paralelisht me transmetimin në Turqi. Madje, askush nuk e di fundin e serialit duke qenë se ai ka qenë ende duke u xhiruar deri para pak ditësh.
Në Turqi, episodi i fundit i “Dashuri e pafund” do të transmetohet këtë javë. Ende nuk është bërë i ditur se cili është fati i dy protagonistëve të serialit, interpretuar nga Neslihan Atagul dhe Burak Ozcivit. Megjithatë është thënë se përveç këtyre dy emrave, në episodin e fundit interpretojnë gjithashtu, Zerrin Tekindor në rolin e Lejlës dhe Kaan Urgancioglu në rolin e Emir.
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...