Xhesika e “O sa mirë” bën ndërhyrjen më të rrezikshme në fytyrën e saj!

01:49 | 20 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Arta Nitaj, aktorja e serialit të famshëm komik “O sa mirë” ka kohë prej është ndër figurat më të komentuara të showbizit shqiptar.

Dhe si e tillë po tregohet mjaft e zonja duke e ruajtur për vete tërë këtë vëmendje që po sillet rreth saj me e pa arsye.

Për të qarkulluar lajmi për “Xhesikën” është i mjaftueshëm një postim i saj, dhe detajet brenda asaj fotoje a video që thuajse gjithmonë janë provokuese, me përjashtim të kësaj të fundit.

Përveç se duket mjaft e bukur me kombinim e bërë që ngjason sikur të kishte ‘kopjuar’ paksa Xhensila Mytezajn, Arta Nitaj ka vënë edhe lente në sytë e saj, ngjyrë blu.

Si duket dëshira e saj ishte, të gëzonte tiparet e një zeshkaneje seksi me sytë blu, që i shkonin aq shumë.

Por, ja që një gjë e tillë është e pamundur të përjetësohet në fytyrën e bukur të Xhesikës./Kosovarja/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme