Në fakt, thashethemet në lidhje me këtë qarkullojnë prej kohësh dhe gjatë vitit kaluar çifti i famshëm i showbiz e mohoi lajmin. Por së fundi, disa foto të Xhensilës në rrjetet sociale kanë zgjuar sërish dyshimet, të cilat u bënë edhe më të forta pas lajmit se çifti po përgatitet të hyjë në shtëpinë e re, madje është folur edhe për dasmën.
Megjithatë, në një deklaratë për “Xing.al”, Besi tregon se edhe këtë herë nuk ka asgjë të re në horizont. “Jo, nuk është shtatzënë, nuk jemi në pritje të një fëmije. Në rast se do të ketë do ta themi menjëherë”- deklaron Besi.
Aktori i humorit dhe këngëtarja kanë një histori të bukur dashurie, e cila zgjat prej thuajse një dekadë. Disa vite më parë ata edhe e zyrtarizuan marrëdhënien me fejesë, ndërsa bashkëjetojnë prej kohësh.
Kohëve të fundit çifti ka arritur shumë suksese, Xhensila në muzikë, ndërsa aktori në profesionin e tij, fillimisht në audicionet e spektaklit “Zelig” në Itali, e më pas me shfaqjen e tij në filmin hollywoodian.
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje