Xhensila Myrtezaj ka qenë e ftuar në emisonin “NIN” në Klan Kosova, ku ka treguar edhe jetën e vështirë që ka pasur në fëmijëri.
Këngëtarja ka treguar se nëna e saj ka luftuar shumë për të dhe motrën e saj që të shkollohen.
“Kam qenë shumë fëmijë i ndrojtur, e vetmja dritare që ka qenë hapur për mua ka qenë muzika. Paragjykimi ka qenë e vazhdon. A do mundja unë të bëja atë që nëna ime ka bërë? Ime më ka luftuar shumë për mua për motrën time, u përpoq me mish e shpirt që të shkollohemi për të qenë në rrugën e drejtë. Mami gjithmonë ka qenë nënë konservatore. Unë mendoj që këto nëna dhe këto raste u duhen dhënë ndihmë edhe nga shteti edhe nga ne si komunitet. Ato janë heroina të vërteta”, ka thënë Xhensila.
Myrtezaj gjithashtu ka treguar edhe se si Besi i fitoi zemrën asaj, i cili fillimisht iu afrua si shok.
“Ai u tregua i zgjuar se e pa që në kokën time ishte dicka tjetër që kishte lidhje me muzikën, shkollën dhe nuk isha e hapur të pranoja një gjë të re në jetën time dhe Besi u afrua si shok dhe avash avash i la vend vetes për të qenë bashkëshorti im. Besi përveç sensit të humorit ka një sens të jashtëzakonshëm humanitar” – u shpreh Xhensila./gazetablic
Murati: Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për fat...
Kurti për sulmin në Gjermani: Populli i Kosovës qëndron në s...
“Më ka kap sëmundja e Gjestit me ec nëpër dhomë”, Driloni nx...
Shkon në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtl...
Policia parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra ng...
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...