Google ADS

Xhensila Myrtezaj ndan momente të lumtura nga festa e ditëlindjes së vajzës

17:33 | 13 Korrik 2020
Arbresh Info

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, gjatë ditës së djeshme (e diel), ka përjetuar një ditë mjaft të veçantë.

Kjo vjen pasi vajza e saj, Ajka, ka festuar ditëlindjen e dytë, me ç’rast ajo ka përgatitur festë për një ditë të tillë.

Përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka ndarë momente të lumtura nga organizimi.

https://www.instagram.com/p/CClgg6JM0qg/?utm_source=ig_embed

Vendi i dekoruar kryesisht me ngjyrë rozë, shfaqi bukuroshen brune dhe familjen e saj mjaft të gëzuar, ndërsa shiheshin edhe pjesëtarë tjerë të familjes.

“Nga çka kemi jetuar, këto janë vitet më me Ajk të jetës sonë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.

https://www.instagram.com/p/CClgBGYML-h/?utm_source=ig_embed

Urime të shumta për të voglën e tyre, ajo mori nga figura të njohura publike, përfshirë familjarët dhe fansat e saj.

Ndërkaq, Xhensila dhe aktori i njohur Bes Kallaku, sollën në jetë vajzën e tyre dy vite më parë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme