Xhensila Myrtezaj është përpjekur të tregohet tepër e rezervuar për familjen, ndaj nuk është çudi pse një foto e majit të vitit 2019 ku Xhensila postoi për herë të parë një foto të babait bëri xhiron e rrjetit. Megjithatë, pavarësisht dëshirës së këngëtares për të mos folur publikisht për familjen, ajo nuk u shpëtoi dot pyetjeve të fëmijëve në “Në kurthin e Piter Pan”.
Një nga vajzat në emision, nëna e të cilës dikur konkurronte me Xhensilën te “Gjeniu i vogël”, e pyeti për divorcin e prindërve dhe raportin me ta. Xhensila falenderoi publikisht të ëmën, për të cilën tha se “ishte bërë nënë dhe baba njëkohësisht”. “E dua shumë,” u shpreh ajo dhe më pas shtoi se “edhe babain e do shumë”.
Këngëtarja theksoi se pavarësisht problemeve që shkakton divorci te fëmijët, rëndësi ka mënyra se si menaxhohet më pas marrëdhënia nga të dyja palët.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit