Xhensila më e mrekullueshme se kurrë, një princeshë drejt altarit

22:54 | 1 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Në Pallatin e Brigadave këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Besart Kallaku tashmë po mbajne ceremonine e marteses. 

Xhensila u shfaq në ceremoni më e mrekullueshme se kurrë dhe me një fustan të jashtëzakonshëm që askush se priste.

Në ngjyrën klasike të bardhë, super voluminoz, me një bisht aq të gjatë sa duheshin dy njerëz për ta mbajtur, Xhensila Myrtezaj ia besoi gjithë madhështinë fustanit, duke zgjedhur t’i mbante flokët të lëshuar, shkruan albeu.com

“Të premtoj se do të ul çmimit e ujit , nejse…Xhensia Myrtezaj që sot e mbrapa do të jesh Xhensila Kallaku” tha Besi.

Ndersa nga ana tjeter Xhensila kishte pregatitur nje betim mjaft emocionues:

“Ti je i vetmi që e bën realitet këtë ëndërr. Bashkë po nisim një fletë tjetër sot, ndoshta një volum tjetër, e ç ‘rendësi ka, jemi dhe do të jemi. Para teje, para familjarëve tanë, para miqve tanë të shenjtë betohen … Të dua!”, tha Xhensila.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme