Çifti i njohur i skenës, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, po qëndrojnë të izoluar ashtu si shumë shqiptarë të tjerë, për shkak të coronavirusit që ka kapluar vendin.
E derisa po qëndrojnë në shtëpi gjithë ditën, çifti kanë shfrytëzuar rastin që të kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin si dhe me vajzëne tyre bukuroshe Ajkën, shkruan portali arbresh.info
Së fundi, Xhensila publikoi disa fotografi të shkrepura në plazh, në të cilat shfaqet me vajzën në duar.
“O lule e bukur e gjakut tim…”, ka shkruar ajo sipër fotografive, ku shihet e veshur me veshje sportive, ndërsa vogëlushja Ajka po mbante veshur xhaketë të kuqe me mbishkrimin “Mbretëreshë”.
Modeli i flokëve të shkurtra e bënin këngëtaren të dukej edhe më tërheqëse në këto imazhe.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar Xhensilën dhe vajzën e saj. /arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...