Google ADS

Xhensila: Faleminderit motra e vëllezër nga Kosova

23:05 | 26 Nëntor 2019
A. B.

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, ka shprehur solidarizimin e saj me familjarët e viktimave dhe të prekurve nga tërmeti i tmerrshëm që preku më së shumti zonën e Durrësit dhe të Thumanës.

Ajo ndër të tjera ka falënderuar edhe motrat e vëllezërit nga Kosova, që kanë shfaqur një ndihmë dhe zemërgjerësi të madhe në këtë rast të rëndë për gjithë popullin shqiptarë..

“E gjithë Shqipëria sot ka përjetuar një ditë tmerri, nga ato ditët që na kujtojnë sa të pafuqishëm jemi. Nga ato ditët veq lutjes asgjë tjetër nuk të bën të kujtohesh se streha jote është Zoti. Të vetmit që mund ti drejtohemi e ti themi, mbaje dorën. Dhimbja është e të gjithëve por më tepër e atyre familjeve që kanë jetë të humbura dhe ata që kanë ngelur pa çati mbi kokë.
Të ndihmojmë njëri-tjetrin e të jemi vigjilentë se urrejtja sjellë shkatërrim. Si nënë, ndjejë dhimbje për çdo frymë që ndali së frymuari nga ky shkatërrim, që na shkallmoi shpirtin. Lutemi për ata që janë nën rrënoja akoma.
Faleminderit motra e vëllezër Kosovar, që në ditët më të vështira nuk ka pasur as tra, e as kufi mes nesh.” : ka shkruar Xhensila Myrtezaj në postimin e bërë në llogarinë e saj në Instagram.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme