Mesa duket sezoni i dasmave ka vendosur të trokasë në dyert e artistëve dhe personazheve televizive më të dashura për publikun shqiptar.
Të parët që do të provonin emocionet dhe magjinë e ceremonisë së lidhjes në martesë do të ishin çifti i moderatorëvë dhe këngëtarëve të njohur, Turjan Hyska e Orinda Huta, për t’u lënë më pas stafetën çifteve të tjera si Geotar Selimi e Marina Vjollca dhe çiftit simpatik Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj.
Aktori simpatik i emisioni të humorit ‘’Portokalli’’ dhe ish-vajza e ëmbël e ‘’Etheve’’ kanë vendosur të kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre 7-vjeçare të dashurisë. Fillimisht të dy artistët e mirënjohur do të tregoheshin shumë të rezervuar në lidhje me detajet e ceremonisë, por kureshtja e publikut do të ishte më e fortë dhe do të zbulonte disa detaje si fustani i nuses i qëndisur nga Valdrin Sahiti, të ftuarit e shumtë e deri tek numri i festave që do të bënte çifti. Por, detaji i datës së dasmës do të zbulohej vetëm sot dhe çuditërisht është më afër seç mendonit shkruan living.
Çifti do të martohen më 1 shtator dhe këtë e tregon ftesa e tyre e dasmës, e realizuar nga Olga Kalimera. Ftesa duket klasike në ngjyrë shampanjë dhe inicialet e tyre janë gdhendur me shkronja të arta. Nuk na ngelet veçse t’u urojmë jetë të lumtur.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...