Xheneta i kërkon falje Sarës

12:51 | 3 Janar 2025
A Z

Xheneta ka diskutuar me Sarën në dhomën e grimit ndaras nga banorët e tjerë.

Xheneta u sqarua me Sarën pasi i kishte thënë dërrasë për cka edhe i kërkoi falje.

Ajo u shpreh se asnjëherë nuk ka pasur për qëllim që të bullizoj askënd.

“Një person i afërt me ty është ardhë e më ka tregu se ti po bën një plan për mua, nuk është as Vullneti as Gresa. Ti e din që mendimet për ty i shprehi në mënyrë shumë të keqe, një koment mbrëmë nuk ka pasur të bëjë me të bullizu për trupin – e ceka që as fytyrën as trupin e as suksesin nuk ke kurgjo më shumë se unë. Edhe për fjalën ‘dërrasë’ nuk e kam thënë për trupin por për atë që nuk ke asnjë plan këtu”, u shpreh Xheneta.

“Nuk e kam pas me të bullizu, të kërkoj sinqerisht falje. Unë këtu kërkoj falje shumë rrallë, por këtë realisht e ndjejë për atë po të kërkoj falje”, u shpreh Xheneta.

Sara u shpreh se ishte prekur nga fjalët e Xhenetës, por që vlerëson që po i kërkon falje.

“E vlerësoj shumë këtë gjë që po e bën, unë nuk e kam krahasuar kurrë vetën me të tjerat asnjëherë. Ajo që bëre ishte palidhje”, u shpreh Sara.

Për të parë më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme